Bashkia i Xumerkës Veriore, në bashkëpunim me laboratorin P2P, janë të lumtur të njoftojnë zhvillimin e një mbledhjeje ndërkombëtare tre-ditore për dizenjo agrikulturore dhe ndërtimin të titulluar “Tzoumakers: Kultivimi i Agrikulturës me Burime të Hapura në Xumerkë”.

Në lidhje me eventin

Eventi do të ketë si epiqendër makerspace-in rural “Tzoumakers”, të ndodhur në Kalenxi, në Bashkinë e Xumerkës së Veriut, Greqi.

Jemi në kërkim të katër (4) ekipeve dizenjuesish, krijuesish, fermerësh ose entuziastësh për t’iu bashkuar eventit në Kalenxi dhe për të bashkëkrijuar zgjidhje burimesh të hapura dhe të një shkalle të vogël për sektorin agrokulturor. Ekipet e përzgjedhura, që duhet të kenë jo më shume se katër (4) persona për ekip, do të prezantojnë zgjidhjet e tyre tek komuniteti lokal dhe do i ndërtojnë ato në tre ditë, duke mbajtur ndërmend kushtet lokale bio-fizike.

Apliko

Për të aplikuar për këtë thirrje, ju lutem mbushin formularin e aplikimit në këtë link.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është dita e mërkurë, data 31 Korrik 2019, ora 22:00.

Ky workshop do të zhvillohet në mes të muajit Shtator (datat ekzakte mbeten për t’u konfirmuar).

Për më shumë detaje, si kriteret dhe kohëzgjatja shikoni dokumentin bashkëngjitur.

Për pyetje mund të na kontaktoni në research@p2pfoundation.net

Open Call MNT - pdf file